PAS NDARJES SË BUJSHME/ Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kapen mat bashkë në rrugët e Tiranës – AlpeGossip
PAS NDARJES SË BUJSHME/ Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kapen mat bashkë në rrugët e Tiranës

PAS NDARJES SË BUJSHME/ Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kapen mat bashkë në rrugët e Tiranës

6 vite bashkë, u duk se përfunduan në ndarje për Lori Hoxhën dhe Vis Bajraktarin.

Në janar, fakti se ata nuk e ndiqnin njëri- tjetrin në Instagram, u kuptua si një shenjë se çifti shumë i komentuar nuk janë më bashkë.

Por, një foto e të dyve bashkë nëpër qytet, duket se hedh poshtë gjithçka është thënë.

Lori dhe Visi u fotografuan duke ecur bashkë në rrugët e Tiranës. Fotoja u publikua sot nga “Fun Day” në “IN Tv”.

Duhet thënë se lidhja Hoxha- Bajraktari ka qenë gjithmonë një pikëpyetje e madhe për mediat. Aksioneria e “Top Medias” dhe sipërmarrësi janë treguar gjithmonë të rezervuar sa i takon postimeve në rrjetet sociale apo shfaqjes bashkë në eventet publike.

Në fillimet e famës si fashionista, Lori Hoxha kishte një blog ku përveç fotove me veshjet IN të momentit, postonte edhe foto me Visin.

 

Por, kur të gjithë filluan të kthenin sytë nga vajza trendi e Dritan Hoxhës, Lori vendosi t’i fshinte, me gjasë për të ruajtur privatësinë.

E megjithatë, ka qenë e pamundur për ta të kalonin pa rënë në sy, pasi edhe nëse nuk postonin bashkë, pushimet e tyre në vende ekzotike përfundonin gjithsesi në lajmet e ditës.

Në të rrallë, kanë vendosur të dalin publikisht edhe në rrjetet sociale.

Në janar të 2017-ës, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari fshinë ato pak foto bashkë në Instagram dhe nuk e ndiqnin më njëri- tjetrin, çfarë i dha nisje aludimeve se ishin ndarë.

E megjithatë edhe pas kësaj, postimet e Visit apo familjarëve të Lorit, lanë të kuptohej se ishin prapë bashkë.

Por këtë herë, ndarja virtuale- le ta quajmë- u ndoq nga postime në të cilat Lori dhe Visi u duk se thumbonin njëri- tjetrin.

Ata postuan të njejtën meme, veçse Vis Bajraktari ironizonte “modelet” vajza që duan t’i çosh në hotele luksoze kurse Lori “modelët” djem, me makina të shtrenjta dhe atlete firmato.

Megjithatë, duket se as kjo nuk qe një ndarje përfundimtare.