SURPRIZON LUIZI/ Qeras me shampanjë fansat në koncert: I keni nga unë… – AlpeGossip
SURPRIZON LUIZI/ Qeras me shampanjë fansat në koncert: I keni nga unë…

SURPRIZON LUIZI/ Qeras me shampanjë fansat në koncert: I keni nga unë…

Këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar fansat e tij, kur ka dhuruar pije për ta, në një nga koncertet e tij.

Luizi po performonte në një nga lokalet e natës, ku qindra ndjekës ishin mbledhur për ta ndjekur. Në një çast gjatë mbrëmjes, ai u tha të pranishme se ka paguar shampanjë për të gjithë dhe menjëherë stafi shpërndau shishet në tavolinat e tyre.

Artisti ka kujtuar periudhën kur ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa shtoi se tani që mundet, është i kënaqur të bëjë këtë gjest të veçantë.

Pas fitores në “Big Brother VIP 2”, Ejlli është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor me ftesa të shumta për të performuar në club-et brenda dhe jashtë vendit