BËRËN BUJËN PËR DUKJEN E TYRE/ Ja cilët janë djemtë e famshëm shqiptarë që kanë guxuar me makeup-in (FOTO) – AlpeGossip
BËRËN BUJËN PËR DUKJEN E TYRE/ Ja cilët janë djemtë e famshëm shqiptarë që kanë guxuar me makeup-in (FOTO)

BËRËN BUJËN PËR DUKJEN E TYRE/ Ja cilët janë djemtë e famshëm shqiptarë që kanë guxuar me makeup-in (FOTO)

Jemi mësuar t’i shohim si figura tepër burrërore në rrjetet sociale apo edhe në skenë. Por kujt ia merrte mendja se edhe ata do të dukeshin kaq simpatikë me pak buzëkuq e rimel?! Ja meshkujt e famshëm shqiptarë që kanë guxuar me makeup-in, qoftë edhe virtualisht.

Stresi

Reperi që mban nofkën ‘Bad Boy’ (djalë i keq) i ka surprizuar ndjekësit në Instagram gjatë ditës së sotme duke postuar një imazh të tijin me një filëtr që e ka transformuar atë në një bukurosh me qerpikë të gjatë e sy të lyer.

Kastro Zizo

Këngëtari i njohur u bë pjesë e spektaklit ‘Your Face Sound Familiar’ disa kohë më parë dhe në një prej mbrëmjeve, i la të gjithë pa fjalë duke u shfaqur me grim të plotë, në një performancë ku imitonte këngëtarin bullgar Azis.

Ledri Vula

Edhe Ledri ka vendosur të argëtohet me filtrat e shumtë të rrjeteve sociale, por me siguri askujt nuk do t’i kishte shkuar ndërmend sesa simpatik do të dukej reperi me një palë buzë ngjyrë vjollcë.

Shpat Kasapi

Nëse Shpati e ka mahnitur ndonjëherë publikun shqiptar, ky rast ka qenë padyshim gjatë performancës së tij në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’, ku ai imitoi këngëtaren operistike Maria Callas. Me qerpikë të gjatë e buzë të kuqe, Shpati dukej një zonjë e vërtetë.