Olsi si “bleta lule më lule”! Ja në krahët e kujt shfaqet tani (FOTO) – AlpeGossip
Olsi si “bleta lule më lule”! Ja në krahët e kujt shfaqet tani (FOTO)

Olsi si “bleta lule më lule”! Ja në krahët e kujt shfaqet tani (FOTO)

Endi Cini është një nga vajzat simpatike të ekranit, e cila ka përdorur modelingun si trampolinë për t’u katapultuar në botën e televizionit. Ajo punon si gazetare në programin “Pop Culture”, e cila transmetohet në Top Channel.

Një vajzë e bukur, me linja fantastike, nuk ka se si të mos jetë nën vemendjen e djemve. Në festën e 20-vjetorit të krijimit të Top Albania Radio, Endi ishte pjesë e festës. Ajo që na ra në sy, ishte fakti se ajo gjatë gjithë darkës ka qenë në shoqërinë e Olsit, djalit tërheqës që u bë i njohur në reality shown e “Big Brother”-it të fundit.

Olsi ka qenë vazhdimisht pjesë e lajmeve të media-ve rozë për shkak të historive me vajza të ndryshme. Histori, të cilat janë të veshura me mister, pasi asnjëherë nuk e kuptuam ku mbaronte miqësia dhe ku fillonte historia e një lidheje dashurie të mirëfilltë. Por, tashmë, nuk përbën lajm që Olsi të shihet në shoqërinë e vajzave të bukura. Ndërkohë, pjesë e festës ka qenë edhe ish-e dashura e Olsit, Fjorentina, me të cilën luajtën çift në “Big Brother”. Fjorentina është e punësuar në Top, një punë që e fitoi falë pjesmarrjes në “Big Brother”.

E për t’u kthyer tek Endi, një vajzë e cila me siguri do bëjë karrierë në televizion, kujtojmë se ajo dy vite më parë ishte një vajzë pasarelash. E pyetur në një intervistë se si ka lindur pasioni i saj për mode-lingun, ajo shprehej: “Gjithnjë kam qenë e pasionuar pas fotografisë dhe modës. Jam angazhuar në aktivitete mode që prej 2 vitesh tashmë, që kur isha 13 vjeçe. Dhe sigurisht, kam qenë prezente në sfilita të ndryshme, kopertina revistash, reklama etj.. Jam zbuluar si modele nga fotografi Sonny K. Elson, rastësisht në rrugë”.

Endi ka tërhequr vemendjen e Olsit gjatë darkës, ndër të tjera edhe për një pirsing që ka bërë në gjuhë.