NJË TJETËR EMISION I RI/ Drini Zeqo zbulon programin më të veçantë në “Tv Klan” (VIDEO) – AlpeGossip
NJË TJETËR EMISION I RI/ Drini Zeqo zbulon programin më të veçantë në “Tv Klan” (VIDEO)

NJË TJETËR EMISION I RI/ Drini Zeqo zbulon programin më të veçantë në “Tv Klan” (VIDEO)

Shumë prej jush ndoshta menduan se Drini Zeqo kaloi verën më të bukur. Gazetari ndryshe nga vitet e tjera këtë verë zgjodhi që të mbathte një palë atlete, një çantë shpine dhe të eksploronte vende dhe kultura të reja. Destinacioni i Drini që prej korrikut ka qenë Afrika. Kenia ishte një nga vendet në të cilat Drini u argëtua më së shumti duke njohur botën shtazore të cilën mund ta shohësh vetëm në këtë vend. Një gjirafë, një gazelë, një feline, një zjarr i madh në pyll, një agim i shijuar ndryshe, shtëpia e Freddie Mercury, veshja dhe kultura e Afrikës e sidomos shtëpitë e tyre janë disa nga gjërat që Drinit i bënë më së shumti përshtypje dhe i dhanë një kuptim ndryshe pushimeve të tij. Por sot zbuluam se këto nuk paskan qenë aspak pushime. Drini në fakt gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke punuar. Ai i është bashkuar stafit të programit “Check in” i cili të shtunën do të nisë sezonin e dytë.

“Check-in” është një program që përfshin udhëtime shumë të veçanta në mbarë botën, eksplorimin e kulturave të ndryshme. Këta dokumentarë sezonin e kaluar janë realizuar nga gazetarja Dorjana Daka dhe ekspertja e turizmit, Albana Nanaj ndërsa këtë vit kësaj të fundit i është bashkuar Drini Zeqo. Përtej zyrës së lajmeve dhe “Opinion”-it, Drinin tashmë do e shohim dhe si ekploruesin e vendeve dhe kulturave të ndryshme, dicka e re për profilin e tij të gazetarisë.