PËR HERË TË PARË/ Ilva Tare prezanton familjen e plotë (FOTO) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË/ Ilva Tare prezanton familjen e plotë (FOTO)

PËR HERË TË PARË/ Ilva Tare prezanton familjen e plotë (FOTO)

Gazetarja e njohur, Ilva Tare ka pozuar për herë të parë me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin. Vogëlushja Melody ka festuar ditëlindjen dhe Ilva nuk i ka rezistuar dot tundimit për të publikuar një foto familjare në Instagram.

Mel ka mbushur 5-vjeç dhe prindërit i kanë organizuar një festë princeshash. “Si rriten kështu dhe vetëm kur sheh që ka festë në shtëpi. Në ditëlindjen e Mel! Ne të katërt”, ka shkruar gazetarja krahas fotos.

Kujtojmë se Ilva është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, duke e mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe publikut.