E ZËVENDËSOI NË ”PORTOKALLI”/ Delida Disha flet për herë të parë për Arjola Demirin: Mendoj se s’shkon… – AlpeGossip
E ZËVENDËSOI NË ”PORTOKALLI”/ Delida Disha flet për herë të parë për Arjola Demirin: Mendoj se s’shkon…

E ZËVENDËSOI NË ”PORTOKALLI”/ Delida Disha flet për herë të parë për Arjola Demirin: Mendoj se s’shkon…

Sot na bën të qeshim të shtunave në “Klanifornia” me rolet e saj, por dikur Delinda Disha luante rolin e nuses tek “Çifti i lumtur” në “Portokalli”. Pas largimit të Delindës, këtë rol tani e luan aktorja e njohur Arjola Demiri. Delinda ka folur për Arjolën në një intervistë për “Panorama plus” ku është shprehur se i uron shumë suksese.

E ndjek tani show-n dhe mendon se të ka zëvendësuar më së miri nusja e re, Arjola Demiri, te “Çifti i lumtur”?

Pa dyshim që e kam parë, por në këtë rast mendoj se s’shkon fjala zëvendësim, por njëfarë zgjidhjeje. Por që i uroj shumë suksese!

Ndërkohë në spektaklin aktual, cili është roli që mendon se është pëlqyer më shumë nga publiku dhe roli që të ka pëlqyer ty vetë?

Publiku pëlqen me sa kam vënë re, Betin e Kombinatit. Një personazh që u bë hit me batutën: “Mos më nervozo!”. Ndërsa unë i kam personazhet njësoj, i luaj me shumë dëshirë dhe pasion.