JETA LUKSOZE E XHENSILËS/ Ish-banorja e ”Big Brother 8” flet për pasurinë e saj – AlpeGossip
JETA LUKSOZE E XHENSILËS/ Ish-banorja e ”Big Brother 8” flet për pasurinë e saj

JETA LUKSOZE E XHENSILËS/ Ish-banorja e ”Big Brother 8” flet për pasurinë e saj

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Xhensila Pere, ndonëse kanë kaluar shumë vite që pas pjesëmarrjes së saj në reality shown e njohur ajo vazhdon ende të komentohet në media. Xhensila është mjaft aktive në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon foto nga  përditshmëria ku në sy bie jeta e saj luksoze dhe udhëtimet e shpeshta.

Së fundmi, Xhensila ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar se si e siguron jetesën e shtrenjtë.

“E përmenda edhe pak më sipër, unë kam gjithçka që dua. Patjetër që dhe unë kam kaluar vështirësitë e mia, por me punë arrihet gjithçka. Unë punën e dua dhe vazhdoj të punoj për të plotësuar standardet e jetës që dua.”, ka thënë ajo teksa më vonë ka folur sërish dhe për emisionin që do të sjell së shpejti.

“Kam një ide shumë të bukur dhe të veçantë, një risi për ekranet shqiptare dhe që do të vijë shumë ndryshe nga ajo që janë mësuar të shohin nga Xhensila. Pra, Xhensila në 5- vjeçarin e ardhshëm do jetë me një emision, një biznes dhe me një familje.”, përfundon ish-banorja.