Këto janë dëshirat e fshehura të çdo shenje horoskopi – AlpeGossip
Këto janë dëshirat e fshehura të çdo shenje horoskopi

Këto janë dëshirat e fshehura të çdo shenje horoskopi

Dëshirat e fshehura të secilës shenjë mesa duket janë zbuluar nga ekspertët që merren me këtë fushë.

Dashi
Të bëhet një lider dhe të ketë gjëra të mëdha në jetën e tij
Dashi, njihet si një shenjë e cila nuk dëshiron të varet nga dikush tjetër. Ambiciozë të mëdhenj!
Demi
Të ketë siguri në të gjitha fushat e jetës
Demat njihen si njerëz të cilët dëshirojnë të kenë siguri në jetë. I kap frika nëse nuk kanë diçka të sigurtë. Ah more dem sa shumë e dëshiron jetën e mirë!
Binjakët
Dëshirojnë të kenë eksperienca të reja dhe të mësojnë gjëra të reja
Një binjak nuk lodhet duke mësuar gjëra të reja dhe të provojë eksperienca të ndryshme. Kështu vazhdo binjak!
Gaforrja
Dëshiron të ketë momente romantike me personin e zemrës dhe të tjerët të paguajnë për të.
Liria e vërtetë është gjithmonë në mendjen e një gaforreje dhe ata nuk do pushojnë së luftuari derisa ta kenë. E zgjuar je moj gaforre!
Luani
Vazhdimisht të respektohet dhe lavërohet.
Kjo është dëshira e fshehur e një luani, i cili dëshiron të jetë gjithmonë personi më i mirë. Je njishi o luan!
Virgjëresha
Të marrë dhe japë vazhdimisht dashuri.
Virgjëresha është e fiksuar pas dashurisë dhe e dëshiron atë si ndonjë lëndë narkotike. Kujt ia merrte mendja, moj virgjëreshë që paske kaq shumë dashuri?!
Peshorja
Dëshiron të krijojë balancë dhe të bëjë bamirësi
Nëse çdo gjë shkon në ekuilibrin e duhur, një peshore do ndihet shumë mirë. Sa të mirë jeni ju peshoret!
Akrepi
Dëshiron të jetë në krye të çdo gjëjë dhe të rregullojë të gjitha mosmarrëveshjet.
Akprepët dëshirojnë shumë t’I bëjnë të tjerët të mendojnë se janë gabim. Sipas intv.al ata duan të kenë sukses atje ku të tjerët dështojnë. Je pak i rrezikshëm o akrep!
Shigjetari
Dëshirojnë të bëjnë risi dhe ndryshime të vërteta në botë
Shigjetarët janë shumë socialë dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshime pozitive edhe në jetën e të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim. Sa durim që ke o shigjetar!
Bricjapi
Dëshirojnë të admirohen nga miqtë dhe familja e tyre
Një bricjap ka shumë dëshirë që të tjerët të admirojnë punën e tyre. Njihen si shenjë që punon fort. E dimë o bricjap që je punëtorë!
Ujori
Ka një dëshirë të madhe të dalë nga turma dhe të njihet për guximin e tij
Ujori dëshiron të mos bëjë çdo gjë që të tjerët bëjnë. Sipas intv.al ata guxojnë për të ndryshuar jetën e tyre, pa bërë krahasime me botën që e rrethon. Bravo të qoftë o ujor!
Peshqit
Dëshira e tyre e fshehtë eshtë që ëndrrat dhe fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet
Peshqit njihen si shenjë që në shumicën e kohës jetojnë duke ëndërruar. Dëshira më e madhe e tyre,  është të zgjohen dhe t’i bëjnë në realitet gjërat që kanë në kokën e tyre. Zgjohu nga ëndërrat o peshk i dashur