‘EDHE AMELI ËSHTË FANSJA JOTE”/ Miriami surprizon Danjelën (FOTO) – AlpeGossip
‘EDHE AMELI ËSHTË FANSJA JOTE”/ Miriami surprizon Danjelën (FOTO)

‘EDHE AMELI ËSHTË FANSJA JOTE”/ Miriami surprizon Danjelën (FOTO)

Danjela Toçi fitoi zemrat e të gjithëve në ‘The Voice Kids’ me talentin dhe historinë prekëse të familjes së saj që jeton në kushte të vështira. Megjithatë me vullnet, punë dhe mbështetjen e shumë njerëzve, Danjela ja doli mbanë. Së fundmi ajo ka prezantuar këngën e saj ‘Qaj’, pjesë e ‘Këngës Magjike’ në bashkëpunim me Ardit Çunin. Dy këngëtarët ishin të ftuar në emisionin ‘Rudina’, ku kanë treguar sa domethënëse është kënga për ta dhe mesazhin që duan të përcjellin tek të tjerët.

Gjatë bisedës në studio, Danjela u emocionua shumë nga një videomesazh i mentores së saj në ‘The Voice Kids’, Miriam Cani. Këngëtarja e njohur u shpreh shumë e lumtur për suksesin e Danjelës dhe ka treguar që kënga e saj dhe e Arditit i pëlqen shumë. Madje dhe vogëlushja Ameli është fansja më e madhe e tyre.

“Keni një super këngë së bashku me Arditin në ‘Kënga Magjike’, më keni emocionuar që në momentin e parë dhe jo vetëm mua, por edhe Amelinë ajo është fanse e madhe e këngës tuaj, e këndon çdo ditë në shtëpi”, – ka thënë Miriami. Më pas ajo u ka kërkuar Danjelës dhe Arditit që pasi të përfundojë ‘Kënga Magjike’ të shkojnë për vizitë në shtëpinë e saj dhe të Albanit për të kënduar të gjithë bashkë.