"E dua vetëm për sytë e mi!"/ Çiftet e njohura shqiptare që nuk e shprehin dashurinë në rrjetet sociale (FOTO) - AlpeGossip
“E dua vetëm për sytë e mi!”/ Çiftet e njohura shqiptare që nuk e shprehin dashurinë në rrjetet sociale (FOTO)

“E dua vetëm për sytë e mi!”/ Çiftet e njohura shqiptare që nuk e shprehin dashurinë në rrjetet sociale (FOTO)

Në ditët e sotme, çiftet e njohura ose të panjohura e shprehin dashurinë në rrjetet sociale. Disa e shprehin sepse vërtet e ndjejnë, ndërsa disa të tjerë e bëjnë edhe për inat të ndjekësve, për t’ju treguar se marrëdhënia e tyre po shkon për mrekulli. Gjithsesi, përveç çifteve që e mbushin profilin e tyre me dedikime romantike dashurie, ka edhe nga ata që preferojnë që dashurinë që ndjejnë për partnerin/partneren ta mbajnë vetëm për vete. Se për cilët nga çiftet e njohura po flasim, shikoni fotot e mëposhtme.

 

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi
Ata janë një çift i konsuliduar prej kohësh por rrallë herë i bëjnë dedikime nëri-tjetrit. Albani dhe Bieta madje edhe kur shkruajnë ndonjë dedikim dashurie e shoqërojnë me nota humori. Siç duhet të jetë dashuria në fakt…edhe argëtim.


Klea Huta dhe Elgit Doda
Edhe pse janë një çift të rinjësh, Klea dhe Elgiti nuk i bëjnë asnjëherë dedikime njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Madje ata edhe në fotot që publikojnë, nuk shkruajnë asnjë koment rreth fotos.


Anila dhe Ardit Gjebrea
Prej një jete së bashku, por kur vjen puna tek dedikimet e dashurisë ata janë mjaft minimalist. Dashurinë që kanë për njëri-tjetrin preferojnë ta mbajnë për vete, ose ta shprehin me një rresht.

Soni Malaj dhe Klevi
Soni Malaj kohë e fundit e ka pranuar lidhjen e saj me Klevin, por dashurinë e jetës së saj nuk preferon ta publikojë në rrjetet sociale. Ajo jo vetëm që nuk bën dedikime dashurie, por edhe fotot me Klevin janë të rralla.

Monica dhe Lorik Cana
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana edhe pse poston vazhdimisht foto me gruan e tij, rrallë herë i bën asaj ndonjë dedikim. Ai mjaftohet thjesht duke shkruar “Znj. Cana”. Me këtë në fakt ai i ka thënë të gjitha.