Në fakt ka ndodhur shpesh që moderatoret e Top Channel të veshin rroba që i ka zgjedhur Lori Hoxha ose që të jenë të sajat por ka dëshirë t’jua japë vajzave për daljet e tyre në ekran.
Disa orë më parë në Snapchat, Lori ka shpërndarë disa foto të dollapit të saj duke na treguar dhe një herë veshjet që i ruan aty edhe pas shumë vitesh.
Por njërën prej tyre që Lori e konsideron si “një nga më të preferuarat” na u duk shumë copë e njohur. Një fund i gjatë prapa i zi, i veshur brenda me copë të kuqe dhe që në pjesën para duket si minifund.