MOZZIK S’NDAL THUMBAT/ Fansat në koncert shajnë të dashurin e ri të Loredanës, këngëtari bën reagimin epik – AlpeGossip
MOZZIK S’NDAL THUMBAT/ Fansat në koncert shajnë të dashurin e ri të Loredanës, këngëtari bën reagimin epik

MOZZIK S’NDAL THUMBAT/ Fansat në koncert shajnë të dashurin e ri të Loredanës, këngëtari bën reagimin epik

Pas publikoi një foto në rrjetet sociale i veshur me fanellën e Bayern, duke thumbuar Karim Adeyemin, të dashurin e ri të Loredanës i cili luan si sulmues për “Borussia Dortmund”, skuadra këto kundërshtare, reperi i njohur Mozzik ka sjellë reagimin e radhës.

Ndonëse prej kohësh është ndarë nga ish-partneri i saj Mozzik me të cilin ka dhe një vajzë, Hanën, mesa duke këngëtarja e njohur ka rigjetur sërish dashurin

Së fundmi ajo ka konfirmuar romancën e saj me futbollistin e talentuar, Karim Adeyemi, për të cilin klubet në Europë janë gati të shpenzojnë shifra stratosferike.

Mirëpo për Mozzik, ai është i dashuri i ri i ish-bashkëshortes së tij dhe fakti që nuk e pëlqen aspak këtë e ka treguar edhe me vepra.

Së fundmi, gjatë një koncerti një pjesëmarrës ka shkruar në telefonin e tij “F*ck Adeyemi”, referuar të dashurit të ri të Loredana Zefit.

Në momentin që Mozzik e lexoi këtë, filloi të qeshte dhe më pas vazhdoi performancën e tij. Kujtojmë që disa javë më parë, reperi theu rrjetin me ngacmimet e tij lidhur me romancën e re të ish-partneres së tij me futbollistin e njohur, Karim Adeyemi.

Mozzik postoi disa foto e video në mediat sociale i veshur me fanellën e Bayern duke u tallur se do i bashkohet skuadrës gjermane.

Thumb ky për Karim, i cili luan si sulmues për “Borussia Dortmund”, që është skuadra kundërshtare më e madhe e Bayern në Bundesliga.