“I THASHË TË LIDHEJ…”/ Ervin Kurti bën deklaratën e papritur për Beniadën: Ishte një djalë në BB VIP që i afrohej shijes… – AlpeGossip
“I THASHË TË LIDHEJ…”/ Ervin Kurti bën deklaratën e papritur për Beniadën: Ishte një djalë në BB VIP që i afrohej shijes…

“I THASHË TË LIDHEJ…”/ Ervin Kurti bën deklaratën e papritur për Beniadën: Ishte një djalë në BB VIP që i afrohej shijes…

Ervin Kurti ishte mbrëmë i ftuar në “Fan Club” për të mbështetur miken e tij, Beniada Nishani, e cila është një nga finalistet e “Big Brother VIP”.

Teksa tregoi se e ka mike prej vitesh, gazetari i njohur zbuloi edhe këshillat që i ka dhënë modeles së njohur para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“E kam këshilluar që të krijonte një lidhje aty. Unë e di se çfarë tipi e dëshiron Beniada, por nuk qëlloi të ishte personi. Nuk do ta them tani se kush është personi. Tipologjia e personit që unë mendoja. Një tipologji të tillë e pashë brenda dhe thashë si nuk u puçën asgjëkund. Ishte pjesë e “Big Brother”. Ishte një djalë që i afrohej shijes së Beniadës”, tha Kurti.