NATA E FUNDIT NË SUITË/ Kiara sërish e lë vetëm Luizin, ja arsyeja (VIDEO) – AlpeGossip
NATA E FUNDIT NË SUITË/ Kiara sërish e lë vetëm Luizin, ja arsyeja (VIDEO)

NATA E FUNDIT NË SUITË/ Kiara sërish e lë vetëm Luizin, ja arsyeja (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme ka qenë nata e fundit e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit në suitën e bërë vetëm për ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Vëllai i Madh krijoi një suitë shumë të bukur për çiftin, pasi ishte kërkesa e Kiarës duke qenë se fitoi lojën e imitimeve.

Moderatorja dhe këngëtari kaluan mjaft momente romantike dhe intime me njëri-tjetrin, por Tito vendosi sërish që të flinte te krevati i saj. E sigurisht që arsyeja është gërhima e partnerit të saj. Po kësaj radhe ajo i tha Luizit se po ikte nga aty.

VIDEO

Pjesë nga biseda:

Kiara: Luiz

Luizi: Ë?

Kiara: Po iki të fle andej unë, mirë? Po gërhet, nuk më zë gjumi.

Pasi e puthi Luizin, Kiara u ngrit nga krevati që ndodhet në suitë dhe shkoi te dhoma e gjumit ku ndodhen të gjithë banorët e tjerë.