Dietologët bien dakord se sallata me më shumë përfitim për shëndetin është kjo – AlpeGossip
Dietologët bien dakord se sallata me më shumë përfitim për shëndetin është kjo

Dietologët bien dakord se sallata me më shumë përfitim për shëndetin është kjo

Një sallatë speciale me vlera ushqyese shumë të mira. Është fjala për…Sallatë me avokado, kale dhe luleshtrydhe.

Avokado, ky frut i mrekullueshëm dhe që na lejon të bëjmë pafundësisht receta ka vlera të jashtëzakonshme. Njihuni me disa prej tyre:

  • Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.
  • Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.
  • Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.
  • Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin.
  • Është plot me fibra. Fibrat ndihmojnë me rënien në peshë, ulin nivelin e sheqernave në gjak dhe kanë lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
  • Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.
  • Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm. Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmundjeve të tij.
  • Ndihmon në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë.

Luleshtrydhet kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C. Po janë antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese.

Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.

Kale është bimë me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut.

Një sallatë me tri përbërësit e mësipërm do të ishte ideale për shëndetin tonë.