KUJT I SHKONTE NË MENDJE/ Një xhaketë shqiptare në kopertinën Harper’s Bazaar Vietnam, por si? – AlpeGossip
KUJT I SHKONTE NË MENDJE/ Një xhaketë shqiptare në kopertinën Harper’s Bazaar Vietnam, por si?

KUJT I SHKONTE NË MENDJE/ Një xhaketë shqiptare në kopertinën Harper’s Bazaar Vietnam, por si?

Kopertinën e rradhës së Harper’s Bazaar Vietnam e hijeshon Tyga, i cili ka veshur një xhaketë të mbuluar me gurë që mund të përshkruhet si mozaik i ndriçuar. Xhaketa është punim i Festim Isufit, një dizajneri nga Kosova.

Si një xhaketë shqiptare përfundoi në kopertinën e

Kjo është hera e dytë që një veshje e krijuar në Shqipëri/Kosovë përfundon në kopertinën e Harper’s Bazaar Vietnam. Fiks një vit më parë, një nga fustanet e Federika Arti Martesor u përzgjodh për kopertinë. E përbashkëta është Brandon Nicholas, i cili ka shërbyer si stilist në të dy numrat, por sidoqoftë, nuk duhet të na bëjë më kaq shumë përshtypje kur shohim një emër shqiptar nën fotot e revistave amerikane a vietnameze, kur një dizajner shqiptar vesh yje për video muzikore, tapete të kuq apo evente. Duhej të ndodhte herët a vonë.

  • Fustani i dizajneres shqiptare kapërcen kufijtë e përfundon në kopertinën e Harper’s Bazaar

Së pari, industria e modës mbështetet me të dyja këmbët në inovacion. Të gjithë kërkojnë trendin e ri, veshjen e veçantë, fustanin që s’e ka njeri. Pikërisht për këtë arsye një dizenjo nga Shqipëria është zgjedhja e kaq shumë stilistëve të huaj. Shanset që dikush tjetër të ketë veshur diçka të ngjashme apo të njëjtë janë të ulëta, në mos thuajse zero.

Si një xhaketë shqiptare përfundoi në kopertinën e

CARDI B VESHUR NGA VALDRIN SAHITI

Së dyti, shumica dërrmuese e dizajnerëve shqiptarë, duke filluar nga Valdrin Sahiti, Kujta & Meri, Lena Berisha, Lia Stublla e deri te Festim Isufi janë të fokusuar te fustanet glamoroze që mund të vishen gjithë gjithë në 4-5 rrethana. Eventet e rëndësishme, tapetët e kuq dhe kopertinat janë disa prej tyre. Industria e modës në Shqipëri e Kosovë, por sidomos në Kosovë është fokusuar fuqishëm te gruaja e pasur, e bukur, joshëse dhe mbretërore. Dhe kemi përshtypjen se kur këta VIP-a vishen, kërkojnë të duken ekzaktësisht të bukur, joshës, mbretërorë dhe glamorozë.

Si një xhaketë shqiptare përfundoi në kopertinën e

BEYONCE VESHUR NGA KUJTA & MERI

Duke pasur parasysh se çfarë preferon elita e të famshmëve dhe duke u përshtatur me ekonominë globale, brandet shqiptare dhe kosovare mendojnë anglisht, operojnë anglisht, komunikojnë anglisht. Në këtë mënyrë kanë akses edhe VIP-at e huaj që mund t’i bëjnë të njohur përtej kufijve.

Si një xhaketë shqiptare përfundoi në kopertinën e

AISHWARYA RAI VESHUR NGA FJOLLA NILA

Qëllimi i një biznesi, që prej fillimit, është të rritet e të zgjerohet. Dhe kur je më i dëshiruari i vendit tënd, mbetet të dëshirohesh nga njerëz gjithnjë e më të rëndësishëm. Thuajse të gjithë dizajnerët shqiptarë po ndjekin strategjitë e duhur dhe patjetër që në mos njëri, tjetri do të bëhet emër i njohur ndërkombëtarisht.