“UNË NUK E SHES VETEN”/ Albana Osmani ju përgjigjet ashpër të gjithë kritikëve për FOTON e paparacit – AlpeGossip
“UNË NUK E SHES VETEN”/ Albana Osmani ju përgjigjet ashpër të gjithë kritikëve për FOTON e paparacit

“UNË NUK E SHES VETEN”/ Albana Osmani ju përgjigjet ashpër të gjithë kritikëve për FOTON e paparacit

Albana Osmani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditët e fundit, për shkak të një fotografie të bërë nga paparaci të publikuar në një gazetë. Në imazh moderatorja shfaqej e veshur shumë sportive, me një kapele në kokë, larg pamjes së kuruar me të cilën jemi mësuar ta shohim në televizion.

Kjo foto u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe nuk munguan as kritikat për Osmanin, të cilat duket se ajo nuk i ka pritur aspak mirë. Albana ka ripostuar fotografinë në profilin e saj dhe ka reaguar ashpër për të gjithë ata që nuk ngurruan të vërshonin në komente negative.

Albana shprehet se në përditshmërinë e saj ajo është disi më e shkujdesur për shkak të angazhimeve dhe se për të fotografia në fjalë është mëse normale. Ajo thotë se përtej ekranit është njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët dhe nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra.

“Në të gjitha portalet ishte kjo foto paparaci, ku shkruhej lloj e soj. Epo ju them që këtu dukem shumë mirë, mëse normal. Ka ditë nga ngarkesa jam edhe më e shkujdesur. Vazhdoni më ndiqni këmba-këmbës. Thoni çfarë të doni. Njeri jam si të gjithë në fund të ditës. Dhe më pëlqen të mos ‘shes’ veten mbi këtë. Për role të tjera protagonizmi keni mjaftueshëm, në treg, që ua plotësojnë faqet dhe kilikimet. Më erdhi mirë që gjithë publiku kudo shprehej pozitivisht. Dua t’i falenderoj. Ju përshëndes duke ju uruar sezon të mbarë. Kujdes shëndetin mbi të gjitha!”, shkruan moderatorja.