“S’MUND TA BLESH DASHURINË”/ Dikush tjetër gdhend në trup emrin e Don Xhonit (FOTOT) – AlpeGossip
“S’MUND TA BLESH DASHURINË”/ Dikush tjetër gdhend në trup emrin e Don Xhonit (FOTOT)

“S’MUND TA BLESH DASHURINË”/ Dikush tjetër gdhend në trup emrin e Don Xhonit (FOTOT)

Ç’nuk kemi parë e ç’nuk kemi dëgjuar për çmenduritë e fansave të artistëve, të cilët për t’i shprehur dashurinë e tyre idhujve që kanë, bëjnë veprime nga më të ndryshmet.

Mirëpo, s’do të thotë që të bësh një çmenduri të tillë, të jesh vetëm një fans. Vetë shoku i Don Xhonit ka bërë gjestin e bukur për mikun e tij.

Përveçse fans dhe mbështetës i madh i reperit, ai është gjithashtu mik si një vëlla, ndaj ka bërë tatuazh emrin e të riut.

“Big Don Xhon” ka shkruar ai në krah, duke ia bërë zemrën mal Don Xhonit.

“S’mund ta blesh dashurinë, duhet ta meritosh atë. Familje! Faleminderit për këtë super surprizë vëllaçko, s’kam fjalë.”- shkruan reperi krahas fotos ku tregon tatuazhin.

Një çmenduri akoma më të madhe se kjo e bëri modelja ruse, Ariana Lirey.

Ajo gdhendi në krahun e saj portretin e madh të Don Xhonit, duke marrë kështu vëmendjen e të gjitha mediave si shqiptare, ashtu dhe të huaja.

Ky gjest e befasoi reperin shqiptar dhe ata nisën një miqësi së bashku, që shumë herë është përfolur se mund të jetë një romancë.

Kjo për shkak të mesazheve, komenteve pikante e komplimentave që shkëmbejnë me njëri-tjetrin në publik.