RiRi duket se tashmë po fokusohet më shumë tek biznesi sesa tek muzika. Pas produkteve kozmetike, këngëtarja ka lançuar edhe linjë veshjesh. Ndërsa së fundmi ka hedhur në treg edhe linjën e të brendshmeve seksi ‘Savage X Fenty’. 29 vjeçarja shpesh i reklamon edhe vetë me anë të postimeve të shpeshta në Instagram. Në ato të fundit, u shfaq bionde me flokë të gjatë. Të gjtha portalet shkruajtën se Rihanna ishte bërë bionde. Por fotoja e fundit tregon të kundërtën. RiRi aty shfaqet brune e theksuar dhe me flokët e prerë. Nuk e dimë nëse ky postim është një throwback apo Rihanna i gënjeu të gjithë me ngjyrën e flokëve.