Imazhi është i rëndësishëm dhe të gjithë duam të dukemi mirë. Ndaj dhe kalojmë shumë kohë para pasqyrës dhe postojmë vetëm fotot më të mira.
Megjithatë ka disa vajza të njohura që nuk e kanë aspak problem të pozojnë pa grim. Jo një herë, por shpesh, aq sa ndjekësve iu është bërë e zakontë pamja e tyre natyrale.
Një prej tyre është Emina Çunmulaj. Me linja të përsosura, flokë të bukur dhe një portret shumë të këndshëm, Emina nuk e ka aspak problem të shfaqet e pagrimuar, madje edhe kur trukohet, nuk e tepron.
Miriam Cani është gati gjithmonë e pagrimuar në fotot që poston dhe si pak vajza, duket shumë e bukur, aq natyrale.
Arilena Ara, shumë e re dhe shumë e bukur, e ka kuptuar që nuk ka nevojë për makeup.
Elvana Gjata është një tjetër vajzë e bukur shqiptare, që e lë këtë bukuri të lirë nga pesha e makeup-it në shumë foto.
Mira Kazhani është një tjetër vajzë e njohur, edhe pse jo modele, që nuk e pëlqen makeup-in dhe pozon shpesh pa grim.
Kemi dhe një grup tjetër vajzash që herë realizojnë një grim të plotë, skenik apo tematik dhe herë të tjera e lënë fytyrën krejt natyrale, siç është Julka Gramo…
Xhensila Myrtezaj, edhe pse është imazh i një marke makeup-i tani, e kemi parë shpesh pa grim.
Nëse Xhemi Shehu do të kishte një profil nga mund të merrnim foto, nuk do mungonte në këtë përzgjedhje, pasi shpesh prezantuesja e bukur është shfaqur pa pikë grimi duke u dukur shumë bukur.
Ndoshta të gjithë duhet ta provojmë…Herën e parë mund ta kemi pak problem, por pastaj do mësohemi!