“NUK KANË PIKA TË PËRBASHKËTA”/ Flet Arbër Bytyqi: Ja si është Arbana dhe Luana në prapaskenë – AlpeGossip
“NUK KANË PIKA TË PËRBASHKËTA”/ Flet Arbër Bytyqi: Ja si është Arbana dhe Luana në prapaskenë

“NUK KANË PIKA TË PËRBASHKËTA”/ Flet Arbër Bytyqi: Ja si është Arbana dhe Luana në prapaskenë

‘Make-up’ artisti i njohur, Arbër Bytyqi, ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur jo vetëm për jetën e tij, por edhe për personazhe të njohur për publikun.

Ai ka punuar jo vetëm për moderatoren e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, por edhe me Luana Vjollcën.

Grimjeri tregoi për bashkëpunimet që ka pasur me dy vajzat e njohura të ekranit dhe shprehet se ato nuk kanë pika të përbashkëta.

Për Luanën, Arbri thotë se ajo sjellë gjithmonë pozitivitet në punë, kurse sipas tij, Arbana është pak më serioze.

Arbana me Luanën janë dy personazhe që krahasohen dhe as nuk kanë pika të përbashkëta. Me Luanën është muhabet krejt tjetër, kam marrëdhënie shumë të mira, ka vite që e njoh. E kam shoqe shumë të mirë, është kënaqësi të punosh me të. Sjell pozitivitet, është shumë ‘funny’. Arbanën tani e kam njohur. Në fillim kam pasur pak frikë, sepse ka qenë natyrë pak më ndryshe, pak më serioze. Por tani kemi krijuar raporte shumë të mira. Është shumë profesioniste në punë, di çfarë do, të respekton kohën për grimin”, shprehet ai.

Të dyja i kam shumë xhan, thotë Arbri, dhe e mbyll përgjigjen me stil, duke thënë se secila e ka lezetin e vetë.

I pyetur se cila nga artistet e frymëzon më shumë kur e grimon, Arbri përmend këngëtaren Dafina Zeqiri.