Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arsimi, prej disa kohësh ka zbuluar se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ai ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, kur vendosi të fliste për herë të parë për vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën.
Ndërsa së fundmi Arsimi ka pozuar për herë të parë me bukuroshen bionde që quhet Pranvera. Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit teksa lidhjen kanë vendosur kështu ta zyrtarizojnë dhe në “Instagram”
Bëhet e ditur se ajo është 21 vjeçe me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia dhe jeton në Gjenevë.
Gjithashtu kujtojmë se Arsimi është folur për një lidhje dashurie me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Ana Lleshi. Ata janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mjaft të afërt. Por lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe gjithçka përfundoi.