NJË VAJZË E TRETË? Produksioni ndaloi t’i jepte Donaldit unazën që po bën lëmsh rrjetin – AlpeGossip
NJË VAJZË E TRETË? Produksioni ndaloi t’i jepte Donaldit unazën që po bën lëmsh rrjetin

NJË VAJZË E TRETË? Produksioni ndaloi t’i jepte Donaldit unazën që po bën lëmsh rrjetin

Donald Veshaj u gjend mes dy zjarresh kur midis Borës dhe Beatrixës, zgjodhi këtë të fundit. Ai konfirmoi se çdo gjë ka marrë fund me moderatoren dhe lidhja e tij me Trixën po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Mirëpo, kjo nuk është gjithë historia. Sipas opinionistit Olti Curri, në këtë mes është edhe një vajzë e tretë.

Në disa video në Instastory, ai ka treguar se vajza në fjalë ka dashur t’i dërgojë Donaldit një unazë, natën që Romeo hyri në shtëpi, por produksioni ka bërë kontrolle të rrepta dhe nuk e ka lejuar.

“Tani flasim për çështje me rëndësi kombëtare. Nuk do flasim as për Sali Berishën, as për Bashën, por për varësen. Varësja është bërë më e famshme se ajo dhia që është te kokorja e Skënderbeut. Varësja e Donaldit, Borës që shkon sa andej-këtej. Çfarë ka ndodhur? Nga burimet e mia të brendshme dhe shumë sekrete kam mësuar që natën që Romeo do hynte në “Big Brother” ka dashur t’i japë Donaldit një unazë. Ok, s’ka asgjë të keqe këtu. Unazën nuk ka mundur t’ia japë dot sepse produksioni ka qenë shumë i rreptë në kontrollin që ka bërë, kështu që gjithë ato historitë e tjera unë nu ki besoj fare. Ju besoni çfarë të doni. Kjo unazë, ju mendoni që ka ardhur nga Bora, por jo, nuk ka ardhur nga Bora. Kështu që në gjithë këtë histori unë kam dyshimet e mia se është dhe një vajzë e tretë”, ka thënë Olti.

 

VIDEO