“PO BËN JETË, BURRI ME LEKË”/ Nuk përmbahet Tea, i kthehet ashpër ndjekësve: Nuk e kam… – AlpeGossip
“PO BËN JETË, BURRI ME LEKË”/ Nuk përmbahet Tea, i kthehet ashpër ndjekësve: Nuk e kam…

“PO BËN JETË, BURRI ME LEKË”/ Nuk përmbahet Tea, i kthehet ashpër ndjekësve: Nuk e kam…

Pasi gjithçka u sqarua për publikun, Tea dhe Bearti po jetojnë ditët e tyre më të bukura si çift. Ata të dy janë të pandarë nga njëri-tjetri dhe shpesh ndajnë në rrjete sociale momente nga përditshmëria. Deri më tani ata duken si çifti perfekt dhe madje u përfolën edhe se e kishin zyrtarizuar lidhjen, por këto zëra i hodhën poshtë vetë ata të dy.

Ndërkohë së fundmi Tea dhe Bearti kanë udhëtuar bashkë drejt Stambollit, për të pushuar. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit Tea ka zbuluar se aktualisht ndodhet me të dashurin e saj në qytetin më të vizituar të Turqisë dhe se dje ka festuar 22-vjetorin. Mes pyetjeve, Teas i ka rënë në sy një koment që asaj nuk i ka pëlqyer aspak ndaj ka kthyer një përgjigje publikisht.

“Dite me zgjedh burrë ti, po bën jetë lali, ah burri me lekë”, i ka shkruar njëri nga ndjekësit ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Tea ka treguar se ja thonë shpesh këtë gjë dhe me përgjigjen e saj ju ka mbyllur gojën të gjithëve.

“Shpesh ma thoni, e para: nuk e kam burrë. E dyta: gjeneroj mjaftueshëm për veten time, s’kam nevojë”, i është kthyer Tea.

Kujtojmë se disa javë më parë Tea dhe Bearti u rikthyen bashkë si çift në “Për’puthen” pas skandalit të famshëm për të dhënë një intervistë e sqarur gjithçka rreth marrëdhënies me njëri-tjetrin.