KURIOZITETI I SË DIELËS: Si te hekurosësh rrobat pa nje hekur hekurosjeje – AlpeGossip
KURIOZITETI I SË DIELËS: Si te hekurosësh rrobat pa nje hekur hekurosjeje

KURIOZITETI I SË DIELËS: Si te hekurosësh rrobat pa nje hekur hekurosjeje

Nëse hekuri ju është prishur ose jeni në udhëtim, dhe vini re se këmisha është e gjitha e rrudhosur, mos u shqetëso! Më poshtë do t’iu listojmë sesi të hekurosni pa një hekur në kushte shtëpie!

Për vetëm disa sekonda, tharësja e flokëve zhduk të gjitha rrudhat. Sekreti është që ta aplikoni tharësen, në të dyja anët e materialit.

 

Ky trik është shumë i dobishëm kur udhëtoni. Nëse po planifikoni të vishni një fustan apo këmishë gjatë pushimeve, vareni në tualet gjatë kohës që po bëni dush, me dyert dhe dritaret e mbyllura. Kur të keni përfunduar, rrudhat do të jenë zhdukur.

 

Harrojini të gjitha kimikatet e shtrenjta. Në një tas hidhni një pjesë uthull të bardhë dhe 3 pjesë ujë. Më pas aplikoje mbi bluzë dhe lerë të marë ajër. Mrekullia ndodh pas disa sekondash!

Ziej ujë në një tenxherevmetalike. Pasi sheh që uj ka zier, derdhe në lavaman. Përdore fundin e tenxheres menjëherë për të hekurosur pjesën që do.