CILA ËSHTË ARSYEJA? Dea dhe Luizi për herë të parë kokë më kokë në televotim – AlpeGossip
CILA ËSHTË ARSYEJA? Dea dhe Luizi për herë të parë kokë më kokë në televotim

CILA ËSHTË ARSYEJA? Dea dhe Luizi për herë të parë kokë më kokë në televotim

Finalisiti i parë i “Big Brother VIP 2”, do të shpallet të shtunën në ‘Prime’-n e ardhshëm. Kësaj radhe Vëllai i Madh ka përdorur një mekanizëm krejt të ri.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, në dhomën e rrëfimit secili banorë zgjodhi dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë.

Me shumicë votash nga banorët, më të votuarit kanë qenë Luiz Ejlli, Dea Mishel dhe Krist Aliaj.

Por banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së djeshme, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedh me anë të votave finalistin e parë.