“DO E MËSOJ LUIZIN PËRMENDËSH DHE DO E KOPJOJ”/ Jori: Vitin tjetër do futem në “Grande Fratello” në Itali – AlpeGossip
“DO E MËSOJ LUIZIN PËRMENDËSH DHE DO E KOPJOJ”/ Jori: Vitin tjetër do futem në “Grande Fratello” në Itali

“DO E MËSOJ LUIZIN PËRMENDËSH DHE DO E KOPJOJ”/ Jori: Vitin tjetër do futem në “Grande Fratello” në Itali

Jori Delli ka fituar zemrat e publikut me të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me sjelljen e saj, me bukurinë apo dhe me çiltërsinë, ajo ka arritur që të bëjë publikun për vete.

Së fundmi, ajo i ka habitur të gjithë kur është shprehur se dëshiron që vitin tjetër të hyjë në “Grande Fratello” në Itali dhe të imitojë Luiz Ejllin.

Teksa ishin ulur për të fjetur, Jori po bisedonte me Krist Aliajn kur e tha këtë mendim të saj.

“Vitin tjetër do futem te Grande Fratello Italia dhe do të bëj të njëjtat strategji që bënte Luizi. Do kopjoj Luizin në Itali. Do shkoj në banjë, do ngacmoj të gjithë. Do mësoj përmendsh të gjitha barcaletat që thotë Luizi. Sikur Luizi thotë për Xhejmsin, unë do them për Luizin”, thotë modelja e njohur duke qeshur.