“PSE HIQESH SI BEQAR”/ Ish modeli shqiptar detyrohet të publikojë momente me gruan e tij (FOTO) – AlpeGossip
“PSE HIQESH SI BEQAR”/ Ish modeli shqiptar detyrohet të publikojë momente me gruan e tij (FOTO)

“PSE HIQESH SI BEQAR”/ Ish modeli shqiptar detyrohet të publikojë momente me gruan e tij (FOTO)

sh modeli i njohur shqiptar Oni Pustina shtë kthyer në ekranin shqiptar si postieri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, që nisi transmetimin në janar në ekranin e “Top Channel”.

Prej vitesh, Oni qëndron larg vëmendjes mediatike, pasi është përqendruar më shumë te familja, që ka krijuar nga martesa me ish-balerinën, Linda Poda.

Pas disa viteve larg ekranit, çifti që u njoh në “Dancing with the stars”, tetë vite më parë, tashmë janë prindër të një vajze.

Por nisur nga ky fakt dhe postimet që bën Oni në “Instagram” (vetëm me postieret e reja të stafit, apo foto retrospektivë si model nga e shkuara e tij e shkëlqyer), publiku ka kujtuar se ai bën ende jetë beqari.

Disa prej tyre, që janë në dijeni të martesës së tij, e kanë kritikuar apo akuzuar me komente në rrjet për faktin se ai nuk poston asnjë foto me bashkëshorten, duke u hequr si beqar.

Këto qëndrime e kanë nxitur Onin të postojë një foto të vetme në “Instagram”, ku shfaqet me Lindën në krah.

Image

Image