SOLLËN DUETIN EMOCIONAL/ Por keni humbur një DETAJ tek kënga e Tunës me Armend Rexhepagiqin – AlpeGossip
SOLLËN DUETIN EMOCIONAL/ Por keni humbur një DETAJ tek kënga e Tunës me Armend Rexhepagiqin

SOLLËN DUETIN EMOCIONAL/ Por keni humbur një DETAJ tek kënga e Tunës me Armend Rexhepagiqin

Albumi më i ri i Tunës, ka marrë goxha pritshmëri pozitive nga publiku.

Në të këngëtarja bashkëpuno me dy artistë kryesorë, Armend Rexhepagiqin dhe Ylli Limanin. Ata përveç se kanë ndihmuar në shkrimin e teksteve kanë qenë edhe pjesë të dueteve me Tunën.

“Harrova”, mban titullin dueti i Tunës dhe Armendit që është pëlqyer shumë nga publiku.

Mirëpo nuk e dinit se kjo këngë është ripunim i këngës së vjetër të Armendit dhe pjesë e një prej albumeve të tij.

Kjo këngë mban muzikën e Armendit, tekstin e bashkëshortes së tij Aida Burakut dhe e orkestruar nga Darko Dimitrov.