VAZHDOJN KËRKIMET/ Dy zhytës zhduken në thellësitë e El Dudu në Santo Domingo - AlpeGossip
VAZHDOJN KËRKIMET/ Dy zhytës zhduken në thellësitë e El Dudu në Santo Domingo

VAZHDOJN KËRKIMET/ Dy zhytës zhduken në thellësitë e El Dudu në Santo Domingo

Dy zhytës kanë humbur teksa janë zhytur në një lagunë në Santo Domingo, gjatë një eksplorimi të një tuneli nënujor.

Të dy janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që nga e shtuna dhe që nga ajo ditë kanë nisur kërkimet. Të dy të apasionuarit me zhytjet janë Carlo Basso, 43 vjeç dhe Carlo Berbieri, 56 vjeç, të dy nga Levanto. Ata ishin zhytur në liqenin e El Dudu, në provincën e Maria Trinidad Sanchez në Republikën Domenikane.

Bëhet fjalë për një vend të mbrojtur dhe një ambient nënujor të pasur me shpella, tunele që arrijnë deri në 100 metra thellësi.

Për kërkimet e të dy burrave janë mobilizuar autoritetet lokale, njerëz të ushtrisë dhe skuadrat e ndihmës së shpejtë.

Basso dhe Barieri, miq prej vitesh, po kalonin disa pushime së bashku. Basso, i lindur në Venezia është banor në Lavagna, Genova dhe ka punuar si instruktor zhytës në Levanto, ku jetojnë dy fëmijët e tij.
Barbieri, me origjinë nga Levanto, jeton në Santo Domingo dhe ka tre fëmijë.