“A MUND TA KEM?” Nora i këndoi tradhtisë, Roberti flet për dashnoret… çfarë nuk shkon këtu? – AlpeGossip
“A MUND TA KEM?” Nora i këndoi tradhtisë, Roberti flet për dashnoret… çfarë nuk shkon këtu?

“A MUND TA KEM?” Nora i këndoi tradhtisë, Roberti flet për dashnoret… çfarë nuk shkon këtu?

Në Gusht të këtij viti, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, një nga çiftet më të pëlqyera të ekranit shqiptar i dhanë fund martesë së tyre dhe kjo u bë e ditur nga vetë Roberti me anë të një postimi në Instagram.

fill pas lajmit të ndarjes në mediat rozë filloi të mendohej në lidhje me shkakun që kishte çuar në ndarjen e çiftit. Madje disa herë u përfol dhe se martesa kishte marrë fund për shkak të tradhëtisë nga ana e Robertit. Pasi këto fjalë u mohuan dhe çifti anash e anash pranoi se ishin ndarë për shkak të largësisë dhe problemeve të tjera që kishin patur në çift.

Sot, gati 4 muaj pas lajmit të ndarjes, kemi vënë re një detaj që ndoshta po na tregon arsyen e vërtetë të ndarjes së çiftit të famshëm.

Nëse nuk e keni vënë re, të dy, si Roberti ashtu dhe Nora së fundmi kanë qenë të zënë me projekte të reja që kanë rezultuar të suksesshme.

Nga njëra anë është Nora e cila së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj me Gjikon që titullohet ”Anna” dhe kënga flet për  tradhëtinë dhe një vajzë e cila Norës ka në dorë ti marri të dashurin dhe lumturinë që ajo ka. Në tekst, Nora shprehet:

Ai po t’kqyr, ai po t’sheh.

Veten pyt “A mund ta kem?”
Pi pelqen n’syte e tij shkelqen
Ajo e vren dhe m’shikon mua
E une i them, e une i them:
“Lumturia jem nuk o n’dore tem
Varet ti cfare vendimi merr, n’dore tone o Anna”

Pra duket qartë se e gjitha ka të bëjë me një vajzë të cilës dashuria po i ikën nga duart prej një tjetre.

Nga ana tjetër është Roberti i cili pak kohë më parë i ftuar në ”Ftesë në 5”, tha se sëshpejti do të publikojë një këngë që i kushtohet dashnoreve pasi: Edhe dashnores është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë diku të përmenden. 

A nuk duket e çudtishme që Nora i këndon tradhëtisë ndërsa Roberti dashnoreve? Ne nuk duam të themi se sapo e zbuluam arsyen e ndarjes së çiftit, por ku i dihet? Ndoshta jemi rrugës…. /AlpeGossip.al