"A KE RA NË KRIZË PËR..."/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at - AlpeGossip
“A KE RA NË KRIZË PËR…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“A KE RA NË KRIZË PËR…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Alketa Vejsiu është në qendër të vëmendjes për sukseset e njëpasnjëshme në Itali, nga Sanremo e deri tek intervistat në televizionet italiane. Së fundmi kemi parë që Alketa zgjedh të veshë një stil xhakete të cilën e shohim në çdo dalje të saj. Mirëpo këtë e kanë vënë re të gjithë aq sa edhe një nga fansat i ka komentuar: “Ke 3 ditë qe del me te njejtat rroba mi…” edhe pse duket një koemnt deri diku dashamirës “thumbin” e ka hedh përsëri.

Modelja e n johur Oriola Marashi po përflitet shumë ditë e fundit për lajmin që u përhap se ajo u kap me hashash në makinë, ndonëse ky lajm u kundërshtua. “He me paske dal nga burgu” i komenton njëri nga ndjekësit duke vazhduar kështu ende temën e hashashit edhe pse modelja e kundërshton.

Moderatorja Roza Lati dallohet për moderimin “funny” që bën, batutat e shumë argëtim.  Së fundmi ka bërë një lojë duke aktruar së bashku me disa “policë” të cilët e mbajnë në duar Rozën. “Kjo sikur ben emision per vete, jo per publikun” komenton një prej fansave, duke i nënkuptuar kështu vëmendjen që ajo sigurohet të marri gjatë emisionit.

 

ALPEgossip.al