Thonë që: “Kush vesh të brendshme të kuqe mbrëmjen e Krishtlindjeve ose Vitit të Ri, të ecën i gjithë viti mbarë’”
Ndonse këtë ritual mund ta dinë shumë njerëz, jo të gjithë e ndjekin, ose disa prej atyre që e ndjekin thjesht e mbajnë sekret. Por moderatori shqiptar Alfio Rrotani nuk ka bërë të njëjtën gjë.
Ai ka vendosur të ndjekë këtë ritual si dhe ta ndajë me ndjekësit e tij.
Alfio ka postuar në Insta Story foton e një palë të brendshmeve të kuqe dhe përbri saj shkruan: “Me të kuqe sot, thonë që sjellin fat për Vitin e ri”.
E sigurisht që këtë foto e ka shoqëruar edhe me emoji të qeshurash. Gjithësesi provojeni edhe ndoshta ju shkon më mbare ky vit.