Kantautori Flori Mumajesi është artisti që ka arritur të triumfojë në këtë garë, duke marrë çmimin kryesor të festivalit.
Me të përfunduar gara, atë e kanë uruar miq e kolegë, duke e vlerësuar si fitore plotësisht të merituar.
Reperi Getoar Selimi përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, ka uruar Florin duke thënë se e dinte që do ta merrte këtë çmim që prej momentit kur dëgjoi demon e këngës.
“Urime edhe 1 here vlla Flori Mumajesi se ta kom uru qysh ne momentin kur e kom ni si demo”, ka shkruar Geti.