E MBANI MEND ERVININ E “BIG BROTHER”? Ja çfarë ka ndodhur me jetën e tij (FOTO) – AlpeGossip
E MBANI MEND ERVININ E “BIG BROTHER”? Ja çfarë ka ndodhur me jetën e tij (FOTO)

E MBANI MEND ERVININ E “BIG BROTHER”? Ja çfarë ka ndodhur me jetën e tij (FOTO)

Ish-banori i “Big Brother Albania”, Ervin Zyfi, është një nga konkurentët që u përfol më së shumti gjatë pjesëmarrjes në “reality show”.

Megjithëse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë, ai tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar sidomos për shkak të marrëdhënies së dashurisë me Sidritën që krijoi brenda shtëpisë.

Mesa duket, ish-konkurenti i ka lënë të gjitha pas dhe pak muaj më parë është zhvendosur për të jetuar në SHBA, ku ka festuar 30-vjetorin dhe ka prezantuar të dashurën e re, një bukuroshe bjonde me të cilën ka publikuar disa foto.

Ervini ka rrëfyer se jashtë shtetit tashmë po ndjek karrierën për kinematografi dhe modeling, si edhe ka treguar se po e shijon jetën e tij të re.

“U bë ca kohë që unë jam vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më duhet ta pranoj që çdo gjë është shumë ndryshe këtu. Amerika të ofron mundësi që në vendin tim, fatkeqësisht, nuk pata mundësi t’i zhvilloja. Eksperienca më ka vlejtur, sepse po korr sukses edhe këtu. Sigurisht, imazhi është gjysma e suksesit, më pas edhe përkushtimi dhe energjia e duhur për projekte të reja, më duhet të jem shumë vigjilent për të kuptuar dhe zgjedhur vërtet atë që unë bëj më së miri. Pa diskutim, që si çdo i ri, edhe unë jam i përshtatur me rrjetet sociale dhe shpesh postoj foto nga vendet që vizitoj. Më pëlqen ky vend me të gjitha resurset e tij, me nivelin e mirë të jetesës, por mbi të gjitha për shanset e mira që të ofron”- ka rrëfyer ai.