NUK NDALEN ME OFENDIMET/ Olti Curri i kthehet Fjoralbës: Bëhesh e neveritshme për t’ju dhimbsur publikut – AlpeGossip
NUK NDALEN ME OFENDIMET/ Olti Curri i kthehet Fjoralbës: Bëhesh e neveritshme për t’ju dhimbsur publikut

NUK NDALEN ME OFENDIMET/ Olti Curri i kthehet Fjoralbës: Bëhesh e neveritshme për t’ju dhimbsur publikut

Po bën bujë orët e fundit në media sherri mes moderatores Fjoralba Ponari dhe blogerit Olti Curri. Gjithçka nisi nga një lapsus që Fjoralba bëri në emisionin “E diell”, lapsus me të cilin Olti u tall nëpërmjet një videoje në Instagram.

“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi…”- shprehej Fjoralba.

“Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si… si ta them…”- e vazhdoi Olti videon, dhe mjaftoi kjo që menjëherë të nisnin replikat mes tyre, deri sa Olti i tha:

“Unë kujtova se vajza ka bërë lapsus nga shpejtësia jo nga padituria. Bullizem? As ne google nuk di valle të notojë se me librat kushedi kur është përballur për here të fundit. Kujdes me termat që hapinplagë, injoranca thotë italianët është bekim, por në këtë rast ështëmallkim”- shkruante Olti.

Fjoralaba reagoi menjëherë duke i thënë se duhet t’i vijë turp. Nëpërmjet një postimi ajo e mbylli një herë e mirë debatin me blogerin.

“Ty turp të të vijë që sjell raste tr.a.gjike si ai i të ndje.rës në këtë mes, për diçka që është mes meje dhe teje, flet dhe për plagë sociale pale. Ndërsa rasti i debatit, ku unë kthehem në tabelë ofendimesh nga më të rëndomtat, ushqyer fillimisht nga “humori yt”, si njeri që ke influencë quhet bullizmkibernetik, shkruante ndër të tjera moderatorja.