Pasi tha se i DONTE shqiptarët, këngëtarit grek i KUNDËRVIHEN: Nuk do të këndosh më asnjë… (FOTO) – AlpeGossip
Pasi tha se i DONTE shqiptarët, këngëtarit grek i KUNDËRVIHEN: Nuk do të këndosh më asnjë… (FOTO)

Pasi tha se i DONTE shqiptarët, këngëtarit grek i KUNDËRVIHEN: Nuk do të këndosh më asnjë… (FOTO)

Javën e kaluar ardhja e këngëtarit grek Notis Sfakianakis në Shqipëri u shoqërua me shumë debate në vendin tonë dhe kjo për shkak se këngëtari dikur ka qenë pjesë e ‘Agimit të Artë’ dhe bënte thirrje kundër shqiptarëve duke i cilësuar ata si racë inferiore dhe kokë palarë.

Mirëpo gjithë këto deklarata që ai ka thënë u sqaruan nga vetë Sfakianakis në momentin që ai ishte i pranishëm në vendin tonë, ku tha se çdo gjë ishte manipuluar nga mediat dhe se ai kurrë nuk ka sharë popullin tonë.

Madje në një intervistë për Top Channel ai ka folur dhe shqip: “Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha.” tha ai duke shtuar në shqip “Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”.

Mirëpo deklaratat e ndryshme që ai bëri në Shqipëri ku dhe i cilësoi Ilirët si një komb të lashtë dhe me histori kanë shkaktuar shumë debate dhe zemërim tek bashkëpunëtorët e tij. Madje njëri prej tyre autori i disa prej këngëve të Notis, Giorgos Moukidis e ka ndaluar këngëtarin të këndojë këngët e tij.

“Ndalohet shfaqja publike e këngëve të mija nga ana juaj zoti Notis Sfakianakis. Me një urdhër që do të publikohet në ditët në vazhdim unë e ndalojë shfaqjen publike të këngëve të mija nga këngëtari Notis Sfakianakis”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

 

Ai nuk ka sqaruar arsyet se përse mori këtë vendim, por shumë media greke kanë aluduar se arsyet janë deklaratat që Noti bëri në Shqipëri.