Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ishte dje i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Gjatë kësaj interviste, ai u pyet për shokët e tij më të afërt, një ndër to edhe Meridian Ramcaj.
Këngëtari i njohur u përgjigj pa hezitim dhe tha se e njihte shumë pak ose aspak për ta pasur shok.
Pas kësaj deklarate, të gjithë po prisnin reagimin e Meridianit, i cili ka bërë një postim në “Instastory”.
Ai ka postuar një shprehje ku thuhet: “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.
Me sa kuptojmë, ish-banori i “Big Brother VIP 1” paska zgjedhur të distancohet nga ai që disa javë më parë ishte miku i tij.