“ALO, EDI RAMA JAM”/ Romeo dhe Donald Veshaj vënë në lojë mikun e tyre dhe VIDEO nuk duhet humbur – AlpeGossip
“ALO, EDI RAMA JAM”/ Romeo dhe Donald Veshaj vënë në lojë mikun e tyre dhe VIDEO nuk duhet humbur

“ALO, EDI RAMA JAM”/ Romeo dhe Donald Veshaj vënë në lojë mikun e tyre dhe VIDEO nuk duhet humbur

Romeo dhe Donald Veshaj nuk mund të mos i kalonin këto ditë izolimi nën notat e humorit. Këtë herë, vëllezërit kanë menduar të realizojnë një kamera të fshehtë me një mikun e tyre në Vlorë. Ndërsa ky i fundit nuk e ka ditur që kanë qenë vëllezërit në telefon, Romeo ka gjetur rastin të imitojë Kryeministrin Rama, duke i thënë djalit në fjalë se burime pranë qeverisë kishin njoftuar që personi kishte hapur biznesin e tij gjatë ditëve të izolimit.

Gjithmonë duke besuar se ishte vetë Kryeministri në anën tjetër të linjës telefonike, djali nuk e ka pranuar këtë, duke shpjeguar se ka dalë vetëm për blerje të domosdoshme dhe në dyqan është futur për të bërë disa riparime. Romeo dhe Donaldi e kanë vazhduar lojën deri në fund, edhe pse me shumë mundim kanë arritur të mbajnë të qeshurën. E gjithë kjo situatë, ka ardhur për të sjellë pak humor në këto ditë të vështira. “Përtej shakasë qendroni në shtëpi, të gjithë bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Romeo poshtë videos së publikuar. /News31.al