Modelja e njohur shqiptare: Eskorta janë modelet e “Instagram”-it dhe ato të vetëshpallurat… – AlpeGossip
Modelja e njohur shqiptare: Eskorta janë modelet e “Instagram”-it dhe ato të vetëshpallurat…

Modelja e njohur shqiptare: Eskorta janë modelet e “Instagram”-it dhe ato të vetëshpallurat…

Elena Lika është një nga modelet më të njohura shqiptare, e cila ka realizuar jo pak sete fotografike, sfilata apo reklama të kompanive të ndryshme.

Prej disa kohësh ajo është e angazhuar edhe si gazetare dhe për këtë arsye duhet se i ka kufizuar edhe daljet e saj publike. Ajo sot ishte në ” Wake Up”, ku foli rreth botës së modës dhe jo vetëm.

Elena u pyet se çfarë mendon për atë që deklarohet shpeshherë, se modelet e suksesshme bëjnë gjithçka për famën, duke qenë kështu edhe eskorta të pasanikëve.

“E kam thënë edhe në një moment, intervistë tjetër se ka një ndryshim shumë të madh mes modeleve profesioniste, të “Instagram”-it dhe atyre të vetëshpallura”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se sa paguhet Elena për një set, ajo u përgjigj: “Nëse e menaxhon mirë veten, ose ke një menaxher të mirë si modele, e në qoftë se di ti menaxhosh edhe lekët mirë, mund të jetosh edhe mirë”.

Cila ka qenë pagesa më e mirë që ke marrë nga puna si modele? “Pagesat mbi 1 mijë euro për një set”, ka shtuar Elena.