DIKUR ÇFARË NUK I THANË NJËRA TJETRËS/ Jasmina bën të papriturën për Sindin – AlpeGossip
DIKUR ÇFARË NUK I THANË NJËRA TJETRËS/ Jasmina bën të papriturën për Sindin

DIKUR ÇFARË NUK I THANË NJËRA TJETRËS/ Jasmina bën të papriturën për Sindin

Pak kohë më parë, Jasmina ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku e cilësoi Sindin si vajzën që vishej më keq në Përputhen. Sigurisht, deklarata e saj nuk u prit aspak mirë nga kjo e fundit, e cila nuk ia kurseu një përgjigje thumbuese.

Sindi publikoi një foto në rrjete sociale, duke treguar se fustanin që kishte veshur Jasmina atë mbrëmje, ajo e kishte veshur që në Dhjetor. “Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, shkroi ajo me ironi.

Mirëpo pas kësaj ngjarjeje dyshja janë pajtuar. Sindi ka publikuar së fundmi një foto në rrjete sociale dhe komenti i Jasminës ka marrë të gjithë vëmendjen.

“O Zot ca ylli”, i ka shkruar ajo.

Sindi i ka kthyer një përgjigje të ngrohtë që lë të kuptohet se ajo dhe Jasmina tashmë janë shoqe. “O dashuria ime ti”, ka replikuar ish-konkurrentja.