“IU QEP KËMBA-KËMBËS DONALDIT”/ Tan Brama habit me deklaratën për Egzonën: Rrinte… – AlpeGossip
“IU QEP KËMBA-KËMBËS DONALDIT”/ Tan Brama habit me deklaratën për Egzonën: Rrinte…

“IU QEP KËMBA-KËMBËS DONALDIT”/ Tan Brama habit me deklaratën për Egzonën: Rrinte…

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Tan Brama, ka habitur me një deklaratë për Egzonën dhe afrimitetin që ajo kishte me aktorin Donald Veshaj.

Gjatë një interviste për emisionin “Ftesë në 5”, ai u shpreh se që kur hyri në shtëpi, Egzona “iu qep Donaldit këmba-këmbës”.

Koreografi gjithashtu u shpreh se kjo gjë i bëri shumë përshtypje, pasi sipas tij, ajo rrinte gjatë gjithë kohës me aktorin.

Egzona erdhi nga jashtë sikur s’kishte ndodhur asgjë dhe iu qep Donaldit këmba-këmbës. I bënte përshtypje atij, rrinte gjithë kohës me Donaldin e gjithë kjo shoqëri pas ikjes së Triksës?  Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në Prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim.”, u shpreh Tan Brama.

Rikujtojmë se ditën e djeshme në post “Big Brother VIP”, Egzona u shpreh se me Donaldin ka pasur  një raport të afërt sepse të dy kanë miq të përbashkët.

Egzona gjithashtu tha se nuk hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me qëllime për t’i dërguar sinjale aktorit, apo që ta ndante atë nga Trixa, pasi sipas saj, ajo nuk është vajzë që ndanë çifte.

Për raportin me Beatrix, ajo tha se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë.