PAS NDARJES SË BUJSHME DHE AKUZAVE PËR DHUNË/ Sajmir Çili dhe Suela Kalaja bëhen bashkë (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES SË BUJSHME DHE AKUZAVE PËR DHUNË/ Sajmir Çili dhe Suela Kalaja bëhen bashkë (FOTO)

PAS NDARJES SË BUJSHME DHE AKUZAVE PËR DHUNË/ Sajmir Çili dhe Suela Kalaja bëhen bashkë (FOTO)

Një nga ndarjet më të bujshme në vitin 2016, ishte ai mes kauntautorit Sajmir Çili dhe këngëtares Suela Kalaja të cilët denoncuan njëri-tjetrin në polici dhe kërkuan secili urdhër-mbrojtje për dhunë.

Pas divorcit ata luftuan për kujdestarinë e vajzës e cila u vendos se do të qëndronte me të ëmën.

Por duket se pikërisht vajza e tyre, Isea i ka bërë bashkë ata të dy në “The Voice Kids”. E kapur dore për dore me dy prindërit ajo u paraqit në këtë edicion për të provuar veten në skenën e madhe.

Isea tregoi se ka përkrahjen e mamit për rrugën drejt muzikës, ndërsa Sajmiri u shpreh se nuk e ka me qejf që vajza e tij të merret me art, pasi kërkon shumë punë.

“Nuk e kam pasur qejf, dhe nuk e kam qejt që të merret me art. E di që të jesh artist kërkon shumë punë. Dua që Isea të mos përjetojë shumë emocione, pasi arti ka dhe emocione negative, megjithëse mund të punojë shumë artisti nuk arrin aty ku duhet” tregon Çili.

Ndërsa Suela është shprehur komplet ndryshe, ajo tregon që fëmija ka të drejtën e vet deri kur të rritet që ti provojë të gjitha fushat.

Vogëlushja me zërin e saj fantastik bëri që të ktheheshin të treja karriget duke u bërë pjesë e këtij edicioni në “The Voice Kids” në skuadrën “Gjoka”.