“SËMUNDJA NUK NA MPOSHT DOT”/ Historia frymëzuese mamasë dhe vajzës me kancer gjiri – AlpeGossip
“SËMUNDJA NUK NA MPOSHT DOT”/ Historia frymëzuese mamasë dhe vajzës me kancer gjiri

“SËMUNDJA NUK NA MPOSHT DOT”/ Historia frymëzuese mamasë dhe vajzës me kancer gjiri

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë . 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit, madje sipas statistikave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit raportohen rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra në vit vdesin nga kjo sëmundjedhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje. Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u pikasur. Mirëpo rasti i mëposhtëm është një nga më tragjikët.

Një vajzë 17 vjeçare dhe nëna e saj po luftojnë së bashku kundër kancerit të gjirit, Bethany Carlton u diagnostikua me sëmundjen e rëndë pasi i dashuri i saj pikasi gjëndra në gji në vitin 2017. Fillimisht, mjeku i tha të mos shqetësohej pasi mund të kurohej me disa seanca me ultratinguj, por një vit më vonë gjendja e vajzës u përkeqësua. Pas diagnostikimeve të njëpasnjëshme, vajzës iu tha se kishte një lloj të rrallë kanceri në muskujt e gjirit, i cili është pikasur në vetëm 6 raste në Australi.

Nëse mbijeton, vajza nuk do të mund të lindë fëmijë pasi terapitë i shkatërrojnë organet riprodhuese. Nëna e saj, Mybritt Larsen u diagnostikua me kancer të gjirit tre muaj më vonë.

“Partnerët tanë qëndrojnë gjatë, kur ne jemi në trajtim, sepse ata na ndihmojnë me të gjithë forcën e tyre. Kur nëna është e sëmurë, unë shkoj pas saj, dhe kur unë jam e sëmurë ajo vjen pas meje.”-rrëfen Bethany, e cila ka rrëfyer gjithashtu se trajtimi i sëmundjes i ka dhënë me të vërtetë asaj një tablo më të qartë se çfarë është e rëndësishme në jetë.