HIQNI CELULARIN NGA DORA/ Për të luftuar pagjumësinë duhet të bëni 5 veprimet e mëposhtme - AlpeGossip
HIQNI CELULARIN NGA DORA/ Për të luftuar pagjumësinë duhet të bëni 5 veprimet e mëposhtme

HIQNI CELULARIN NGA DORA/ Për të luftuar pagjumësinë duhet të bëni 5 veprimet e mëposhtme

Përpara se të vendoset për trajtimin e pagjumësisë, është e rëndësishme që të identifikohen faktorët mjekësore dhe psikologjike, të cilët mund të jenë shkaktarët e vërtetë të kësaj situate si: depresioni, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, si edhe dhimbjet kronike.  Në vijim po ju përmendim disa këshilla të thjeshta, se si mund të veproni për rikthimin e gjumit, duke ndihmuar kështu organizmin që të jetë i shëndetshëm dhe të përballojë më lehtë të gjitha problemet, apo vështirësitë që shfaqen në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

1.Rekomandohet të shkoni në të njëjtën orë në shtrat për të krijuar oraret e reflekseve të rregullta të gjumit.

2.Asnjëherë mos flini me barkun plot, hani darkë të paktën dy orë para se të shtriheni. Edhe shëtitjet para gjumit janë dobisjellëse. Një ushqyerje e shëndetshme është gjithmonë pozitive.

3.Bëni kujdes që të keni një dyshek dhe krevat të rehatshëm për trupin tuaj, hiqni nga dhoma sende që bëjnë zhurmë si për shembull tik-taku i orës, mbani grilat ulur për të minimizuar zhurmat nga jashtë.

4.Mos pini shumë kafe gjatë ditës dhe sidomos jo pas orës 16.00, si dhe mos abuzoni me alkoolin e konsumin e duhanit.

5.Kontrolloni stresin. Kur keni shumë gjëra për të bërë dhe shumë gjëra për të menduar, gjumi është ai që e pëson i pari. Që të vendosni qetësinë në jetën tuaj, kini parasysh mënyra për ta kontrolluar stresin.