MOS KINI FRIKË TË HIQNI KËPUCËT/ Këto janë zgjidhjet më të mira për këmbët që mbajnë erë – AlpeGossip
MOS KINI FRIKË TË HIQNI KËPUCËT/ Këto janë zgjidhjet më të mira për këmbët që mbajnë erë

MOS KINI FRIKË TË HIQNI KËPUCËT/ Këto janë zgjidhjet më të mira për këmbët që mbajnë erë

Tani që fillon vera për disa njerëz fillon dhe një problem i madh ai i këmbëve  që djersiten nga vapa dhe si pasojë aroma është e padurueshme. Nëse keni provuar çdo metodë dhe nuk ju ka funksionuar është momenti të provoni dhe këto të tjerat:

Pudër: Përdorimi i pudrës për të absorbuar djersën dhe erën është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar këtë problem. Mund të përdorni dhe jo pudër të gatshme po p.sh sodë osë pluhur mistri. Nëse doni të shtoni pak aromë në pluhurin tuaj, shtoni disa pika të vajit të preferuar esencial.

2. Antidjersë: Aplikimi i antidjersës në këmbë mund të duket mjaft i pazakontë; por meqë djersa dhe bakteret janë burimi i erës, Medical Neës Today thotë se mund të aplikoni antiperspirant në këmbët tuaja. Ashtu siç ndihmon në ruajtjen e sqetullave të njëjtën gjë bën dhe për këmbët tuaja.

Kripa: Në një legen me ujë të vakët hidhni pak kripë dhe mbajini për rreth 10 minuta Brenda këmbët. Më pas fshijini me peshqir dhe do të shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga era e keqe e këmbëve.

Gjithashtu disa këshilla që duhet ti keni parasysh janë:

Pastroni mirë mes gishtave, pasi aty shkaktohet dhe mban më shumë erë të keqe.

-Ndryshojini çorapet të paktën 1-2 herë në ditë.

-Ndërrojini përditë këpucët tuaja.

-Mos vishni çorape që thithin lagështirë.

-Shmangni këpucët që janë të ngushta ose mund të mbajnë lagështi.

-Merrni pak pambuk dhe alkool dhe pastroni këmbët tuaja çdo natë para se të flini.

-Lyejini këmbët tuaja edhe me kolonjën që përdorni për mjekrën ose deodorant.

-Lajini këmbët me sapunë antifungal, antibakterial.

-Për të larguar erën e keqe, përdorni listerinë ose uthull.