“Rrisni gjoksin me pastë dhëmbësh”/ Dermatologët flasin për trukun e famshëm – AlpeGossip
“Rrisni gjoksin me pastë dhëmbësh”/ Dermatologët flasin për trukun e famshëm

“Rrisni gjoksin me pastë dhëmbësh”/ Dermatologët flasin për trukun e famshëm

Le të themi që të gjitha femrat do të donin të kishin një gjoks me volum dhe të bukur. Edhe ato femra që e duan trupin e tyre me gjoks të vogël, përsëri nuk do t’u thonin jo mënyrave për ta shtuar volumin e tij. Sigurisht duke përjashtuar këtu ndërhyrjet kirurgjikale. Në internet ekzistojnë truke nga më të ndryshmet, receta që shkruajnë se bëjnë mrekulli brenda natës, për rritjen e gjoksit. Ajo më e fundit është pasta e dhëmbëve. Sipas një blogereje aplikimi i pastës së dhëmbëve për pesë ditë përshpejton rritjen e gjoksit.

Por dermatologët e hedhin poshtë këtë teori. Sipas tyre, gjiri përbehet prej indeve dhjamore, pra nuk është as më pak e as më shumë sesa yndyrë. Duke ditur se pasta e dhëmbëve është vetëm një përzierje e alkoolit, mentes, fluorideve kjo zbulon që shanset që këto përbërësit t’ju rrisin gjoksin është zero. Edhe nëse e provoni për të shuar kuriozitetin tuaj, kini kujdes! Mund të përfundoni me lëkurë të irrituar.