E akuzuan se nuk del me bikini për shkak të këtij problemi, Ilda Bejleri u mbyll gojën (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
E akuzuan se nuk del me bikini për shkak të këtij problemi, Ilda Bejleri u mbyll gojën (FOTO+VIDEO)

E akuzuan se nuk del me bikini për shkak të këtij problemi, Ilda Bejleri u mbyll gojën (FOTO+VIDEO)

Sapo filloi sezoni i verës, vajzat e ekranit mbushën profilet e tyre në Instagram me foto me bikini duke treguar linjat trupore e duke pozuar nga pushimet, ndërsa me Ilda Bejlerin nuk ndodhi kështu. Moderatorja në fotot e saj nga pushimet shfaqet me fustane dhe fakti që nuk kishte bërë asnjë foto me bikini, bëri të aludohej nëpër portale se ajo kishte shtuar peshë.

Ilda ja ka mbyllur sot gojën të gjithëve duke postuar një video ku shfaqet me bikini trup të zeza.

Moderatorja zbret shkallët e hotelit, shtrihet në shezllon e më pas futet në pishinë ku edhe zhvillon intervistën për “Pushime on top”.