U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Gold Ag poston FOTON e veçantë me djalin mbi shpinë – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Gold Ag poston FOTON e veçantë me djalin mbi shpinë

U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Gold Ag poston FOTON e veçantë me djalin mbi shpinë

Gold Ag e ka nisur ditën e pushimit në formën më të mirë, me të birin e tij mbi shpatulla. Reperi ka publikuar një moment nga mëngjesi i sotëm, krah së cilës ka shkruar: “Mirëmëngjesi”.

Duket se edhe për të birin krahët e babait janë vendi më i rehatshëm për të qëndruar, pasi i vogli po fle qetësisht mbi të.

Gold Ag u bë baba disa javë më parë me djalin e tij të cilin vendosi ta quajë Gueril. Reperi i dedikoi të voglit fjalët më emocionuese fill pas momentit kur ai erdhi në jetë.

Gold Ag e ka bërë ‘tag’ të birin dhe me këtë rast zbuluam se djali thuajse 3 javësh ka edhe një faqe në ‘Instagram’, që sigurisht menaxhohet nga prindërit dhe vetëm 2 fotografi kanë bërë 2204 ndjekës.